1 Prilli (Dita e Rrenave)

1 Prilli (Dita e Rrenave)

1 Prilli (Dita e Rrenave)

1 Comment on 1 Prilli (Dita e Rrenave)

imagesDita e rrenave ose gënjeshtrave, është një festë jo zyrtare e festuar nga shumë njerëz ne botë. Asnjeri nuk e di se nga e ka prejardhjen kjo festë.

– Desha të të them se… jam shtatëzanë!

–  Posi pra…

– Nuk më beson? Mirë pra, i harxhova të gjitha lekët e kursimeve. Po tani më beson?

Dita e rrenave festohet gjerësisht dhe në Shqipëri. Më kujtohet kur isha e vogël mundohesha te gënjeja dhe njerëzit nëper rrugë.

– Xhaxhi, te ranë syzet!

Historianët mendojnë se ishin francezët ata që e kanë nisur të parët historinë e gënjeshtrave.

4212886441_Practical_Joke_SleeperShavingCream400O_answer_1_xlargeFrancezët ishin të parët që zyrtarisht shpallën vitin e ri më 1 Janar. Dhurata, urime dhe vizita nëpër shtëpitë e njëri tjetrit filluan të përhapeshin gjërë. Megjithatë disa njerëz akoma nuk kishin dëgjuar për këtë deklaratë, ata vazhdonin të festonin më 1 Prill. Këta njerëz u quajtën si budallenj dhe vazhduan te uroheshin për vitin e ri me datë 1 Prill.

Tradita vazhdoi dhe u përhap në të gjithë Evropën dhe gjithashtu nëpër vende të tjera nëpër botë.

Në ditët e sotme, të gjithë mundohen të bëjnë një shaka sado të vogël. Si për shembull, në vend të sheqerit hedhin kripë në kafe. Vetëm mos thoni gënjeshtra që të shkaktojnë infarkt në zemër.

1_prilliKëto janë disa nga shakatë më të famshme që kanë ndodhur deri tani:

  • Në vitin 1965, BBC-ja  dha lajmin se së shpejti do të krijohej televizioni që do të përcjellë aroma nga studiot televizive.
  • Në vitin 1980, BBC-ja tha se “Big Ben” do kthehej digital. Njerëzit u nevrikosën dhe u ankuan me këtë lajm. Madje, BBC-ja ne gjuhën japoneze tha se akrepat e orës do ti shiteshin atij që telefonin i pari radion.
  • Gënjeshtra me e bukur është bërë në vitin 1957. Një nga stacionet televizive të Zvicrrës, tha se njerëzit po korrnin makarona nga pemët. Madje ata treguan dhe një foto nga një familje e cila po korrte spageti. Gazetari tha se nuk ka më mirë sesa një pjatë me makarona të rritura në kopshtin tënd.

Po ju a keni ndonjë shaka për të ndarë me ne?

About the author:

Related Posts

1 Comment

  1. Irdi  - April 1, 2015 - 3:09 pm

    Me vjen mire qe si foto eshte perdorur fotoja e krijuar nga un 😀

Leave a comment

Sponsoring Albanian Voices

The success of this project depends entirely on donations. Please consider giving to Albanian Voices. We use the funds for maintenance of the project and website as well as to interview Albanians all over the world. To donate via your mobile device, please use Paypal to donate to albanianvoices@gmail.com. From your desktop computer, simply click the button below!

Make a secure donation via PayPay today! (desktop only)

Socials

Newsletter

This MailChimp shortcode is now deprecated. Please insert the new shortcode to display this form.

Back to Top